PD depoziton kallëzimin e dytë kundër Erion Veliaj

07/10/2020 13:03

Partia Demokratike ka bërë një tjetër kallëzim në adresë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

PD njofton se Veliaj është kallëzuar për shpifje, për herë të dytë brenda një jave.

PD e ka kallëzuar Veliaj, pasi siç deklaron selia blu, kryebashkiaku ka thënë se “disponon prova që Lulzim Basha mori një makinë 130 mijë euro nga një prej kontraktorëve për të lënë protestën tek Astiri”.

“PD është një çetë që vë gjoba dhe që u bie biznesmenëve për të marrë një vilë apo një makinë. Për këto akuza, kërkohet nga gjykata dënimin i Erion Veliajt për shpifjet e përsëritura kundër Kryetarit të PD, Lulzim Basha, me qëllim dëmtimin e imazhit dhe përfitimin në zgjedhjet e ardhshme. “Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme, duke qenë se Lulzim Basha është Kryetar i PD në opozitë dhe Erion Veliaj, si drejtues i fushatës zgjedhore të PS për qarkun e Tiranës, këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS”- thuhet në kallëzimin penal, të ngritur për shpifje nga opozita kundër Kryetarit të Bashkisë s Tiranës, Erion Veliaj.

Top Channel