“Nuk mund ta besoj që u bëre një vjeçe”/ Granit Xhaka publikon foto të ëmbla të së bijës… (FOTO)

07/10/2020 16:50

Ka kaluar plot një vit nga koha kur futbollisti i njohur me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe partnerja e tij Leonita, u bënë prindër për herë të parë.

Ata pritën në jetë vogëlushen e quajtur Ayana. Kjo e fundit sot feston 1-vjetorin e lindjes dhe mami e babi janë shprehur shumë të lumtur për këtë ditë.

Këtë moment të veçantë, dyshja e famshme ka dashur ta ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale, ku ka publikuar fotografi të ëmbla të së bijës.

“Gëzuar ditëlindjen princesha ime e bukur. Nuk mund ta besoj që u bëre 1 vjeçe. Faleminderit që gjithmonë më bën të buzëqesh. Jam babai më i lumtur në botë prej teje”, shkroi Graniti, krahas fotove të publikuara.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA