19/11 07:48
Në 24 orët e fundit në Indi, si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 986 persona
Ministria e Shëndetësisë së Indisë njoftoi se me 986 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 104.555.
Gjatë 24 orëve të fundit në Indi janë shënuar 72 mijë raste të reja dhe numri i rasteve ka arritur në 6.757.132.
Ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 5.744.693.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë sa i përket numrit të rasteve.
Top Channel