Zbatimi i programit ETIAS nga Bashkimi Europian ka krijuar debat mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-presidentit Bujar Nishani.
Ish-presidenti Bujar Nishani, ka bërë që kryeministri Edi Rama të reagojë sërish, për të shpjeguar programin ETIAS, dhe duke iu drejtuar Nishanit thotë se ai po dezinformon publikun.
“Fatkeqësisht e sërish, nishani i opozitës është dizinformimi dhe çoroditja e publikut shqiptar. Ja e vërteta e zbatimit të programit ETIAS nga Bashkimi Europian, ku shtetasit e vendeve PA VIZA me BE, sikurse Shqipëria, do të vijojnë të udhëtojnë PA VIZA në BE, por nga 2023 do t’u kërkohet që të marrin vetëm një autorizim elektronik online para nisjes, në funksion të një filtri digjital të BE kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe kërcënimeve shëndetësore. Vini Maskën në mendje kundër virusit të dizinformimit dhe çoroditjes“, shkruan Rama.
Nishani shkruante se nga 1 Janari për shqiptarët nuk ka më prit e merr biletën.
“Sot erdhi “dhurata” e rëndë për shqiptarët. Që nga 1 Janari për shqiptarët nuk ka më ; “prit biletën, merr (avionin, tragetin, autobuzin) e shko ku e ke nevojën, hallin apo qejfin në Evropë”, shkruante Nishani.
Top Channel