“Burri pa bark, si gruaja pa gjoks”/ Genta e Big Brother-it “e plas” live
07/10/2020 20:25
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Genta Gjalpi ishte e ftuar këtë pasdite në studion e emisionit “Ftesë në 5”.
Vëmendjen në rrjete sociale e mori një postim i saj, ku ndër të tjera thoshte se e pranon veten ashtu siç është. Ndërkaq, moderatorja Bieta Sulo, vendosi në disa situata të ftuarit. E teksa pyeti, “shoh që partneri ka vendosur pak bark, ia vë në dukje e alarmuar, apo më vjen mirë që po shton edhe ai pak më në fund”.
Genta u përgjigj: “Mashkulli pa bark si gruaja pa gjoks”, ndërsa shtoi se pëlqen që meshkujt të jenë të mbushur.
“Mashkulli pa bark si femra pa gjoks. Nuk e kam problem, le të hajë. Meshkujt më pëlqen që të jenë të mbushur, jo obez. Kjo është gusto ime”, tha Genta.
Top Channel