26/11 09:21
Një vallëzim me nota “dashurie” u realizua në “PërPuthen”.
Andi dhe Shqipja vallëzuan “e sheshuan” mosmarrëveshjet që janë krijuar gjatë javëve. E gjitha në fakt ndodhi kur Shqipja zgjodhi për takimin e parë Andrean e jo Andin.
Ndërsa ky i fundit realizoi tre takime me Tean (një pritet që të transmetohet gjatë javës). Ky vallëzim i emocionoi të dyja palët, të cilët duket se kanë vendosur paqen mes tyre.
Për ta bërë akoma më të bukur këtë moment, Shqipja zgjodhi për takimin e radhës pikërisht Andin, i cili e priti me kënaqësi këtë kërkesë.
Top Channel