Një jetë me pikturën/ Skënder Kamberi ende vazhdon punën në moshën 82-vjeçare

06/10/2020 12:26

Piktorin Skënder Kamberi edhe pse 82 vjeç e gjejmë ende duke punuar në fshatin Kaninë përballë telajos së tij i shoqëruar nga vajza e vet. Ai ka në duar tablonë “deti i Vlorës” .

“Kjo punë e ky pasion tek unë nuk shteron kurrë edhe pse jam në moshën e tretë. Çdo ngjyrë është e preferuara ime, pasi tema e tablos bën ngjyrat të flasin,studioj çdo gjë që natyra ofron me te gjitha notat muzikore dhe gjyrat e ylberit qe natyra ti ofron”, thotë ai.

Piktura ”Buka e duarve tona” i ka dhënë çmimin “piktor i popullit” por ai ndihet akoma dhe me shume krenar me projektin e madh “tabloja e Xhorxh Washington apo Gjergj sipas tij” djalin e malësores së Shqipërisë siç e quan ai.

Por projekti i tij gjigant “Xhorxh Washington “nuk është i vetmi projekt i tij në këtë moshë 82 vjeçare. ai po punon dhe grafikat e tij gati 100 me mbresat e jetës së tij.

Top Channel