Ditën e sotme bëhen plot 10 vite nga krijimi i aplikacionit “Instagram”.
Shumë përdorues shpenzojnë një kohë të konsiderueshme në këtë rrjet, e disa e kanë kthyer dhe në një platformë që gjeneron të ardhura. Kjo temë u diskutua në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku një ndër të ftuarit ishte dhe ish-konkurrenti i “Big Brother”, Olsi Klosi.
Olsi ka një numër të konsiderueshëm ndjekësish në rrjet dhe ai është mjaft aktiv me foto e postime. Ai tha se ka pasur momente negative nga eksperienca në “Instagram”, madje shtoi se një rast e ka denoncuar në polici. Olsi tha se një person me adresë false e kërcënonte, madje sipas tij shkoi deri aty sa e kërcënonte te fëmijët e vegjël, që postonte. Këtë problematikë Olsi e ka denoncuar në polici dhe tha se rrjeti duhet të krijojë mundësi që personave të tillë t’i ndalohet qasja.
“Unë kam pasur shumë eksperienca të këqija derisa kam shkuar në polici, më kanë bërë presione deri te fëmijët e vegjël. Ti ke çfarë ke me mua, zgjidhe me mua. Puna shkoi deri në polici. Këto kategori njerëzish duhet të largohen nga Instagrami”, tha Olsi.
Top Channel