(Foto) Djalli tasmanian vendoset në tokën australiane për herë të parë pas 3000 vjetësh

06/10/2020 12:20

Djalli tasmanian, mishëngrënësi marsupial më i madhi në botë i mbijetuar është kthyer për herë të parë pas 3000 vitesh në Australi.

Çifti i aktorëve Chris Hemswordh dhe Elsa Pataky i janë bashkuar grupit të ruajtjes muajin e kaluar për të lëshuar 11 prej këtyre kafshëve në një vend të shenjtë në Uellsin e ri Jugor, për të vazhduar me lëshime të tjera më vonë.

Djalli tasmanian, me madhësinë e një qeni të vogël u bënë të famshëm gjatë një filimi vizatimor të Looney Tunes në rolin e “ Taz”, dhe më pas u listuan nga Kombet e Bashkuara në vitin 2008 si kafshë të rrezikuara për t’u zhdukur.

“ Është hera e parë në 3000 vjet që djalli tasmanian është endur nëpër pyjet e kontinentit të Australisë dhe është shumë  e rëndësishme”, tha Tim Faulkner, presidenti i grupit Aussie Ark që merret me lëshimin e këtyre kafshëve në vende të ndryshme të botës.

Grupi Aussie Ark po planifikon që në vitin 2021 dhe në vitin 2022 që të lëshoje edhe 20 djaj tasmanian të vegjël në kontinente të ndryshme.

Faulkner gjithashtu tha se ky është një moment historik për rindërtimin e ekosistemin australian.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel