25/11 22:09
Edhe pse kanë zhvilluar dy takime mes tyre, Shqipja dhe Arbri thanë se ata mund të jenë shokë të mirë, por jo një çift.
Kjo lidhet dhe me faktin që Arbri e ka shprehur hapur pëlqimin që ka për Tean, ndërsa Shqipja e ka nënkuptuar disi pëlqimin për Andin. Ndërkohë Arbri guxoi dhe deklaroi në takimin me Shqipen se në “PërPuthen” është vetëm për Tean dhe do të zgjedhë të mos dalë me asnjë person tjetër përveç saj.
Ndërkohë Tea nga ana e saj nuk është se dha ndonjë përgjigje konkrete. Ajo tha se me Andin kanë vendosur që të zhvillojnë edhe takime me konkurrentë të tjerë, për të mësuar se çfarë pëlqejnë te një person.
Ndërsa nuk hodhi poshtë mundësinë që së shpejti të realizojë një takim me Arbrin.
Top Channel