​Kjo përbërje kimike e prodhuar nga trupi është një trajtim i mundshëm për COVID-19

06/10/2020 21:17

Shfaqja e papritur e pandemisë COVID-19 e ka shtyrë komunitetin shkencor të vihet në kërkim për të gjetur një kurë efektive ndaj sëmundjes.

Ndërsa disa studiues i kanë drejtuar përpjekjet e tyre drejt gjetjes së kurave të reja, disa janë duke u rikthyer komponimeve ekzistuese për përgjigje. Tani shkencëtarët nga Universiteti i Uppsala, Suedi, kanë zbuluar se oksidi i azotit (NO) – një përbërje që dihet se ka veti antivirale dhe prodhohet nga trupi gjithashtu – është efektive kundër virusit SARS-CoV-2.

Studimet e mëparshme kanë treguar se NO është efektiv kundër virusit SARS-CoV – një i afërm i ngushtë i SARS-CoV-2 – që shkakton Sindromën e Rëndë të Frymëmarrjes Akute (SARS). Åke Lundkvist, autori kryesor i studimit, tha në një deklaratë, se “sipas njohurive tona, oksidi i azotit është e vetmja substancë e treguar deri më tani që ka një efekt të drejtpërdrejtë në SARS-CoV-2”.

Oksidi i azotit është një përbërje kimike që prodhohet natyrshëm brenda trupit të njeriut. Ai rregullon zgjerimin e enëve të gjakut dhe rrjedhën e gjakut midis organeve. Stimulon gjithashtu lirimin e disa hormoneve, përfshirë hormonin e rritjes njerëzore dhe insulinën.Në rast të dështimit të rëndë të mushkërive, oksidi i azotit thithet në formën e një gazi në përqendrime shumë të ulëta.

Kjo rrit nivelin e ngopjes me oksigjen në gjak. Gjatë epidemisë së SARS në vitin 2003, e cila gjithashtu shkaktoi shqetësime në mushkëri, përdorimi i terapisë me oksid azot tregoi rezultate të suksesshme.Një faktor vendimtar përgjegjës për këto rezultate ishte ulja e inflamacionit në mushkëritë e pacientëve të sëmurë. Gjithashtu, vetia unike e oksidit të azotit – për të vepruar si një antiviral dhe antibakterial, siguron mbrojtje kundër infeksioneve – është ajo që ka tërhequr vëmendjen e studiuesve drejt përdorimit të tij të mundshëm në trajtimin e COVID-19.

“Derisa të marrim një vaksinë që funksionon, shpresa jonë është që oksidi i azotit mund të jetë një formë efektive e trajtimit. Dozimi dhe koha e fillimit të trajtimit ndoshta luajnë një rol të rëndësishëm në rezultatin dhe tani duhet të hulumtohen sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Lundkvist.

Ekipi hulumtues synon të hetojë efektet antivirale të NO në formën e tij të gaztë kundër SARS CoV-2. Për këtë, shkencëtarët do të krijojnë një model laboratorik që do të stimulojë një lloj trajtimi të mundshëm për pacientët në mënyrë të sigurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA