Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duhani vret një njeri çdo 4 sekonda. Por sa të angazhuar jemi ne, për të kërkuar ndihmën e terapistit, që të heqim dorë nga kjo varësi.
Oriola Plaku: Tek psikologu vijnë adoleshentët. Të rriturit nuk kërkojnë ndihmën tonë, pasi duhanpirjen e kanë mënyrë jetese, justifikohen se mbytin streset, hallet. Varësia krijohet për një periudhë 6 mujore. Sipas një rankimi, ne shqiptarët renditemi të parët në Ballkan, për duhanpirjen. Nëse personi ka vullnetin, e ka ndarë mendjen, vjen tek terapisti se është i bindur dhe motivuar dhe jo se ja kërkon bashkëshortja, prindërit etj, atëherë do të mjaftonin 4-8 seanca 1 orëshë terapie.
Ka persona që pasi lënë duhanin, janë nervozë, përjetojnë luhatje humori, nuk përqendrohen në punën e tyre. Ne rekomandojmë që krahas terapisë, të merret më shëtitje, vrap, palestër, teknika të frymëmarrjes, joga, biseda me miq etj.
Top Channel