Shqipëria me “Poet Lauerat”/ I përzgjedhuri do mbajë mandatin për dy vite

05/10/2020 15:37

Shqipëria do të ketë institucionin e poetit laureat, i përzgjedhuri i së cilës do të ketë një mandat dy vjeçar. Dhe përzgjedhja do të bëhet nga njerëz të rëndësishëm te letrave.

Shkrimtarë, poetë, botues etj. Ky është lajmi i festivalit letrar “Kryqat e Minaret e Ngurta” në kuadër të tetorit të librit.

Qëllimi i këtij vlerësimi është ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e leximit të poezisë.

Ky çmim do t’i akordohet një personaliteti në fushën e poezisë shqipe, i cili, përgjatë një mandati dyvjeçar, do të jetë në krye të një fushate publike me në fokus poezinë shqipe.

Alda Bardhyli: Ky do të jetë një muaj, i cili, për herë të pare do te shënjojë dhe një ngjarje per poezinë shqipe. Pasi për herë te parë Shqipëria, përgjatë këtij muaji do të shpallë poetin e saj laureat.

Në një ceremoni të zhvilluar në hapësirat e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Komiteti Drejtues i çmimit për Poetin Laureat, shpalli 25 kandidaturat për këtë çmim.

Komiteti Drejtues i këtij projekti kryesohet nga shkrimtari dhe poeti Besnik Mustafaj dhe në përbërje të tij janë: Arlinda Dudaj, Agron Gjekmarkaj, Viola Isufaj, dhe kritiku Agim Baçi.

Besnik Mustafaj: Gjithmonë kam pasur bindjen se poezia shqipe është ne shumë aspekte në avantgardë të letërsisë shqipe. Ka qenë dhe vazhdon të jetë. Por njëkohësisht për arsye të historisë dhe poktikës, zhvillimit te shoqërisë shqiptare, poezia ka mbetur më në hije.

Poeti i parë Laureat shqiptar do të shpallet më 30.

Top Channel