Me 235 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave është rritur në 27.192.
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, tha se në vend janë shënuar 3.902 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 475.674.
Lari shtoi se 4.167 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 392.293.
Zëdhënësja Lari shtoi se 30 nga 31 rajonet në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve të “kuqe” dhe të “rrezikshme”.
Në këtë mënyrë në Iran është regjistruar numri më lartë i rasteve që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që edhe numri ditor i humbjeve të jetëve arriti në 235 me 28 korrik.
Për shkak të rritjes së rasteve në kryeqytetin Teheran, në rajonet Qom, Qazvin dhe Elborz janë vendosur sërish kufizimet.
Top Channel