
ANGLI- Kur bëhet fjalë për jetën e natës, duke se të rinjtë në Britaninë e Madhe nuk i ndal dot asgjë.
Edhe pse në një kohë ku vendi është nën ‘pushtetin’ e stuhisë Alex ndërsa nëpër këmbë është koronavirusi, të rinjtë vijojnë festat sikur asgjë të mos jetë duke ndodhur.
Shumë të rinj, u panë në rrugët e Newcastle, Manchester dhe Leeds, duke pritur në radhë për të frekuentuar klubet e natës.
Kjo tablo në fakt shihet prej kohësh në Britani, ku të rinjtë injorojnë sistematikisht urdhrat e qeverisë.
Autoritetet kanë urdhëruar që lokalet e baret të mbyllen në orën 22:00, por të rinjtë pikërisht në këto orare i frekuentojnë këto vende.
Ndërsa një gjë e tillë u pa dhe gjatë muajve të verës, ku plazhet dhe parqet ishin të mbipopulluara nga prania e njerëzve.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.
Top Channel