Festivali i sazeve në Kolonjë/ Për tre ditë, interpretuan disa orkestra në mes të Ersekës

05/10/2020 15:39

Festivali Folklorik Tipologjik i sazeve popullore ka mbyllur edicionin e tij të 11 në Kolonjë duke vlerësuar me çmimin e parë sazet e kësaj zone.

Një maratone 3 ditore solli traditën shumëvjeçare të kësaj pasurie shpirtërore. Tradita, veshjet dhe folklori jonë ishin të pranishme në këtë festival duke theksuar dhe një herë vlerën dhe promovimin e tyre aq të rëndësishme

Për Aleks Xhelilin nxjerrja e një repertori pak të njohur për publikun por që është ruajtur aq mirë nga banorët e zonës ishte një emocion i veçantë

Sazet dhe vallet popullore, trashëgimia jonë jo materiale shpirtërore folklorike mbetet një pasuri kombëtare që ruhet e zhvillohet në trojet shqiptare.

Top Channel