“Big Brother Albania 7″/ Matilda dhe Fatjoni na prezantojnë familjen e re, tashmë prindër të një vajze

05/10/2020 18:28

A e mbani mend çiftin simpatik Matilda-Fatjon, që formuan një çift në reality show-n “Big Brother Albania 7”?

Kanë kaluar gjashtë vite nga përfundimi i formatit dhe ata tashmë janë prindër të një vajze. Jetën e tyre kanë vendosur që ta kalojnë në Itali dhe nga atje ata u lidhën përmes platformës “Skype” me gazetaren Bieta Sulo në “Ftesë në 5”.

Ata thanë se janë një familje e lumtur dhe se menduan se do të ishte më mirë që të qëndronin larg vëmendjes mediatike, pasi dëshironin një jetë normale. Ata thonë se janë shumë të lidhur me vajzën e vogël, më së shumti Fatjoni. Ai shprehet se nuk dëshiron një fëmijë të dytë, jo për aq kohë sa vajza është ende e vogël.

“Çdo gjë që ndodhi atje brenda ndodhi atje. Aty ndodhin gjëra që jashtë nuk mund të ndodhin. Ju rikthyem jetës normale dhe nuk kishim kohë t’i komunikonim. Tani i jemi futur punës, jetën normale. Ndodhi pas tre vitesh. Në momentin e duhur kur ne ishim gati të bëheshin prindër të një vajze. Të dy na lumturoi edhe pse jam shqiptar, dua më shumë vajza. Me mua ndodh që të doja vajzë. Ajo lë kokën pas meje”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel