16 viktima nga COVID-i në Itali, 2257 të prekur, cilat janë masat e reja që do të vendosen

05/10/2020 18:16

16 persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Itali, duke e cuar totalin në 36 002.

Gjithashtu u regjistruan 2257 raste të reja pozitive,duke e çuar totalin në 327.586 të prekurish nga Covid që prej fillimit të pandemisë.

Numri i pacientëve të shëruar në total është 232 681. Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 2 viktima dhe 251 raste të reja pozitive.

Italia pritet t’i nënshtrohet masave të reja ku qeveria italiane synon të frenojë përhapjen në shkallë të gjerë të infeksionit të Covid.

Në dekret parashikohet detyrimi që në të gjithë vendin të bëhet e detyrueshme mbajtja e maskës edhe në rrugë, megjithatë kjo do të varet nga qëndrimi që do të mbajnë për këtë detyrim qeveritë rajonale.

Ndër rregullat e propozuara në dekretin e ri është edhe vendosja e një kuote për numrin e pjesëmarrësve në festa dhe tubime, maksimumi 200 persona.

Qeveria Conte gjithashtu parashikon të vendosë si masë edhe mbylljen e bareve dhe restoranteve, më saktë reduktimin e orarit të tyre të shërbimit deri në orën 23:00, maksimumi deri në mesnatë.

Top Channel