“Vajzat e mira nuk kanë fat”, kjo temë u diskutua gjerësisht në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”.

Gjatë bisedës në studio gazetari Ervin Kurti tha se njerëzit i paragjykojnë vajzat që kanë kaluar më shumë se një eksperiencë me një mashkull. Ndërsa Megi tha se nuk e përcakton morali të jesh vajzë e mirë apo e keqe. Ti mund të bësh ç’të duash, thotë Megi, dhe nuk të bën një vajzë më pak të mirë apo të keqe.

Ervin Kurti: Ti e paragjykon një vajzë që ka një numër partnerësh dhe ia dinë të gjithë njerëzit.

Fjoralba Ponari: Jo pra nuk e përcakton kjo, nuk e përcakton morali. Ti mund të bësh çfarë të duash dhe nuk të bën një vajzë më pak të mirë apo të keqe. Ky është paragjykimi që ekziston.

Top Channel