Rubrika “Trotuar” në “E Diell”, shpesh merr pamjen e një “dueli” të madh idesh.

Të ftuarit, japin opinionin e tyre duke u bazuar dhe në eksperienca personale. Këtë puntatë, tema ishte “vajzat e mira nuk kanë fat”. Rreth kësaj teme, balerini Graciano Togani dhe moderatorja Fjoralba Ponari kishin mendime të kundërta. Fjoralba tha se sulmi kryesor i njerëzve drejtohet nga vajzat. Ndërsa Graciano tha se Fjoralba nuk është duke iu referuar realitetit shqiptar, por atij të vendeve të tjera.

 

Fjoralba: Tema e diskutimit mbetet mendjembyllur dhe sulmi kryesor mbetet vajza.

Graciano: O Fjoralba t’i flet për botën, ne flasim për realitetin shqiptar.

Fjoralba: Po ne e bëjmë realitetin shqiptar o burri dheut.

Graciano: Ti nuk flet për realitetin tonë.

Top Channel