Këshilli i Sigurimit I OKB-së e mban në 21 tetor takimin informues të radhës për Kosovën, i dyti për këtë vit pas atij të 24 prillit. Rusia e drejton aktualisht presidencën mujore të këtij këshilli.

Ambasadori rus pranë OKB, Vassily Nebenzia, shpjegoi se më 8 tetor Këshilli i Sigurimit do të mblidhet fizikisht në sallën e vet, 7 muaj pas mbajtjes së takimeve virtuale për shkak të Covid19. Sipas njoftimeve paraprake i Dërguari Special dhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin do të informojë vendet anëtare për zhvillimet e fundit në Kosovë. Deri më 9 tetor, anëtarët e Këshillit të Sigurimit do të marrin në dorë raportin për Kosovën të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres.

Mbi bazën e tij, do të përgatisin fjalën që do të mbajnë në takim. Mësohet veç të tjerash se Këshilli i Sigurimit do të ndjekë nga afër zhvillimet që lidhen me Dhomat Speciale të Kosovës, KSC. Një nga çështjet me të cilat do të merret ky organ është bashkëpunimi i Kosovës me Dhomat në fjalë, duke pasur parasysh se disa aktorë politikë në vend e kanë kritikuar punën e KSC. Nëse Kosova do të kufizojë bashkëpunimin me Dhomat Speciale, Këshilli i Sigurimit do të lëshojë një deklaratë që t’i bëjë thirrje autoriteteve të Kosovës që t’i përmbahet angazhimeve të saj ndaj gjykatës.

Top Channel