“N’fermë”, është rubrika më e re në emisionin “E Diell”, e cila e themi me plot gojë që do të jetë surpriza më e bukur e këtij sezoni.

Personazhet e njohur të ekranit shqiptar, do t’i shikoni si kurrë më parë në një eksperiencë 12 orësh në fermë.

Por në zonat ruale ndodhin e të papriturat dhe kjo i ndodhi këngëtarit Devis Xherahu. Ai guxoi e hyri në zonën rrethuese të kuajve e strucëve. Pikërisht në këtë moment, zogu gjigant, nisi të sulmonte këngëtarin.

Ky i fundit u përpoq në çdo mënyrë t’i shpëtonte sulmit, por u shkelmua nga shpendi dhe si rrjedhojë u rrëzua në tokë. Pas incidentit, ai u shpreh se po përpiqej të mbronte kokën nga ndonjë çukitje e mundshme, por nuk e mendonte se do të shkelmohej nga struci.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel