Arrestohet për drogë gruaja që ftoi policin të ndante me të cigaren e marijuanës

03/10/2020 20:57

Constance Ann Polk, ka pranuar se zotëronte një sasi kanabisi dhe se kishte ftuar zv. sherifin të tymoste me të ‘barin’ ilegal.

Gruaja nga Florida, e identifikuar më vonë si banorja lokale Constance Ann Polk, u arrestua për zotërim drogash dhe për shtyrje në shkelje të një oficeri policie.

Në raportin e policisë oficeri shkruante se ishte afruar te qytetarja që po qëndronte e vetme në makinë: “(Polk) tha se zotëronte marijuanë dhe më pyeti nëse dëshiroja të tymosja me të.

E akuzuara hapi çantën që kishte në sediljen e pasagjerit. Prej andej nxorri një mbajtëse të xhamtë pa etiketë, që përmbante një substancë jeshile, me gjethe”.

Ajo ftoi oficerin të tymoste substancën “e gjelbër, gjethtore”. Oficeri e bëri këtë dhe sipas gjykimit të tij ajo ishte marijuanë.

Në kontrollet e mëpasshme u zbulua se sasia ishte rreth katër gramë. E ndaluara kishte gjithashtu me vete letra për duhan.

Oficeri më pas pyeti zonjën Polk nëse kishte dokumentacionin që e lejonte të blinte marijuanë mjekësore. Ajo u përgjigj se nuk kishte kartë për marijuanë mjekësore por dëshironte të kishte një të tillë.

Atëherë polici arrestoi Polk me akuza të zotërimit të marijuanës dhe mjeteve për të konsumuar atë. Ajo u mbajt në paraburgim në kontenë e Sumter dhe garancia u caktua në $200.

FOTO GALERI
1/2
Constance Ann Polk, ka pranuar se zotëronte një sasi kanabisi dhe se kishte ftuar zv. sherifin të tymoste me të

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA