Policia greke ka shkatërruar një rrjet trafikantësh që prodhonin dhe tregëtonin kanabis në zonat e Korinthit,Tripoli,Agrosit dhe Athinës.

Sipas policisë greke,në operacion morën pjesë dhjetëra forca speciale të ndihmuar edhe prej helikopterëve dhe dronëve.

Nën pranga u vunë 10 veta,3 grekë dhe 7 shqiptarë,mes të cilëve 6 gra.(5 shqiptare dhe 1 greke).

Policia sqaron se lënda narkotike ishte mbjellë në plantacione në zona të izoluara në male,ndërsa trafikantët kishin instaluar sisteme moderne vaditje dhe plehërimi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 90 kg kanabis gati për shitje,dhe 662 peme gati për t’u vjelë,26 kg kanabis në proces tharje si dhe shuma prej 18255 euro kesh.

Autoritetet thonë vlera e kanabisit e kalonte shumën prej 1.500.000 euro nëse trafikantët do të arrinin ta hidhnin në treg lëndën narkotike. Të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie,ndërsa hetimet do të vazhdohen prej departamentit të anti-drogës së Atikës.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA