Vettingu në polici, KJV shkarkon Arben Frashërin
02/10/2020 09:51
Drejtori i ShÇBA-së rajonale Fier-Berat, Arben Frashëri është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit mëngjesin e sotëm.
Frashëri ishte në listën me emrat e 45 drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, SHÇBA-së dhe Gardës së Republikës, që u shortuan të parët për të kaluar në vetting.
Ai është vlerësuar për pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.
Vendimi u mor nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.
Top Channel