Pronari i një Porsche dhe gruaja e tij bllokuan rrugën e karroatrecit të bashkisë që po i merrte makinën prej një gjobe të papaguar dhe me sa duket arritën të fitojnë.

Peter Fennell doli i tërbuar në rrugë kur makina e tij luksoze s Porsche 944 e vitit 1980 po ngarkohej në kamionin e bashkisë për parkim të gabuar, pranë shtëpisë së tij në veri të Londrës.

Ai u përpoq të argumentonte se kishte leje parkimi por makina e tij kishte nxjerrë turirin e saj përtej vijës së lejuar. Kur punonjësit refuzuan të ndalonin, ai u ul në mes të rrugës në shenjë proteste.

54 vjeçari u ul duke punaur në laptopin e tij në mënyrë që të mos i merrnin makinën që kushton rreth €40,000.

Gruaja e tij Anne, 44 vjeçe, u vendos prapa kamionit që ata të mos ktheheshin në drejtimin tjetër e të largoheshin me makinën. Pas një konfrontimi rreth një orë u arrit paqja teksa oficerët pranuan që makina të lihej me Peter.

Por në një kthesë komike të ngjarjeve, kësaj here ishte motori i kamionit që nuk funksionoi dhe rruga mbeti përsëri e bllokuar.

Peter e Anne nxorrën sanduiçë e kupa çaji për punonjësit si dhe i ndihmuan të rinisnin mjetin e tyre.

“Ne morëm një gjobë parkimi dhe kjo është pak a shumë e drejtë. Makina ime i kishte kaluar vizat e verdha dhe unë harrova ta lëviz në mëngjes. Ne të gjithë i bëjmë këto gabime, por treçerek ore më vonë erdhën punonjësit dhe makina ime u ngrit në ajër nga njerëz që të vendosin një tjetër gjobë prej 300 paundë për këtë favor”, thotë Peter.

Ai shton se të gjithë ata që kanonin me makinë i binin borisë në shenjë mbështetjeje dhe ofronin fjalë solidariteti.

FOTO GALERI
1/5
Peter Fennell doli i tërbuar në rrugë kur makina e tij luksoze s Porsche 944 e vitit 1980 po ngarkohej në kamionin e bashkisë

Top Channel