Pranoi se është homoseksual, aktori i famshëm rrëfen sekretin: Për 11 vite kam jetuar me një mashkull

02/10/2020 20:26

Pak ditë më parë, aktori i famshëm italian, Gabriel Garko zbuloi brenda shtëpisë së famshme “Grande Fratello Vip” se është homoseksual.

Ndërsa së fundmi ai ka dhënë një intervistë të gjatë për emisionin “Verissimo”, ku ka rrëfyer se ka qenë në një lidhje me një djalë të quajtur Riccardo, për 11 vite.

“14 vite më parë mora një shtëpi larg të gjithëve. Unë e Riccardo jetonim bashkë, por ishte një situatë false. Kur vinin miq në shtëpi, ai në fund të mbrëmjes bënte sikur po ikte dhe sigurisht që më pas kthehej. Kur dilnim apo iknim me pushime, ishim gjithmonë në grup. Por kemi qenë bashkë 11 vite”, ka treguar aktori i famshëm.

Ndërsa kur moderatorja e emisionit, Silvia Toffanin e ka pyetur se pse ka zgjedhur që ta tregojë vetëm tani, Gabriel është përgjigjur:

“Kam qenë aq gjatë në xhirime, saqë në fund vura një personazh. Nëse ke një orientim të caktuar seksual nuk mund të bësh këtë punë, sistemi e kërkon atë dhe për këtë arsye duhet të pretendoni se keni një tjetër. Por sot hoqa maskën. Më në fund pas 3 vitesh e gjysmë që u largova nga seti, kam pasur mundësinë që të qëndroj brenda lëkurës sime. E kuptova se nuk isha mirë, kisha nevojë të dilja prej saj”, ka rrëfyer Garko.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel