Policia spanjolle tha se ka arrestuar nëj çift pasi pikasën një bimë kanabisi që ishte rritur 5 metra e lartë në kopshtin e tyre.

Oficerët erdhën me një mandat arresti në apartamentin në Molina de Segura pranë Murcia, pasi u njoftuan nga fqinjët prej erës së fortë që lëshonte bima gjigande.

Rrjedhimisht ata u detyruan ta presin pemën që ishte e gjerë po aq sa e lartë,dhe e morën me vete pjesë pjesë.

Autoritetet nuk bënë publike kombësinë e burrit dhe gruas së arrestuar por thanë se ata u paraqitën në gjyq dhe tashmë janë liruar me kusht.

Ata kishin tentuar ta fshihnin pemën e tyre të kanabisit me një shtresë plastike dhe kjo e kishte transformuar kopshtin e tyre në një serë të improvizuar.

Pamjet e publikuara nga policia e Murcia tregonin oficerët që inspektonin pemën dhe më pas e prisnin atë.

Më shumë se 20 boçe marijuane vareshin nga degët e saj, gati për t’u vjelur.

Një prej oficerëve tha: “Ne e matëm pemën para se ta prisnim dhe ajo që më shumë se 5 metra e lartë si dhe e gjerë. Era që ajo lëshonte ishte sigurisht një sinjal i mirë për oficerët, por ata gjithsesi u shokuan kur pane sa e madhe ishte rritur. Më shumë se një bimë ajo ishte një pemë marijuane”.

Molina de Segura është një qyteë me rreth 60 000 banorë rreth gjashtë milje larg Murcia.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel