PërPuthen/ Andi dhe Tea në takim, nisin akuzat: Andi je aktor…

02/10/2020 19:02

Tea dhe Andi, ishin në takimin e dytë radhazi në “PërPuthen”.

Ashtu sikurse në takimin e parë, edhe ky takim i dytë mes tyre u duk se shkoi shumë mirë. Tea dhe Andi bënë bisedë më intime, ku zbuluan dhe pjesë të reja të karakterit të tyre.

Mirëpo, konkurrentët në studio dhe opinionisti Arjan Konomi, mendojnë se takimi mes tyre është pak “i shtirur”. Madje Konomi shkoi deri aty sa e konsideroi Andin një “aktor shumë të mirë”.

Ana: Andi ka gjetur vajzën e mirë në publik dhe dëshiron të dalë mirë.

Andi: Shumë faleminderit për opinionin pozitiv.

Tea: Ku e shikoni përdorjen. Unë ja kam kaluar shumë bukur në takim me Andin. Dua të theksoj diçka, ku e shikoni përdorjen ju. Unë e kam zgjedhur Andin sepse unë dua që ta çoj atë deri në fund. E treta e vërteta, të shohim çdo ndodhi te takimi i tretë.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel