“Për inat të studios dhe botës do të…”/ Tea bën zgjedhjen e saj, takimi i javës së ardhshme është me…

02/10/2020 19:52

“Për inat të studios dhe botës do të dal me Andin”, këto ishin fjalët që tha Tea kur zgjodhi për të tretin takim radhazi Andin.

Mes tyre duket se ka një kimi, e kjo është pohuar nga palët, por konkurrentët nuk ndajnë të njëjtën mendim. Ata mendojnë se dyshja është duke bërë ndonjë lojë, pasi besojnë se është shumë herët për të parë një “përputhje” kaq të shpejtë.

Ndërkohë nga ana tjetër, si Tea ashtu dhe Andi, kanë thënë se në takimet mes tyre janë të vërtetë dhe mjaft të ngjashëm në karakter. Tea paralajmëroi në studio se pas takimit të tretë do t’i japë përgjigje dilemave që lidhen me Andin. Për çfarë bëhet fjalë?! Presim dhe të shohim…

Top Channel