Parandalohet një krim në familje, 60 vjeçarit i gjendet 1 automatik dhe 1400 fishekë (Emri)

02/10/2020 10:57
Ilustrim

Gjatë mëngjesit të sotëm( 02.10.2020), Policia e Gramshit ka bërë të mundur parandalimin e një krimi në familje në fshatin Zgjup të Gramshit.

Forcat blu kanë arrestuar nga flagrancë shtetasin Rustem Dërmyshi, 60 vjeç pasi po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë, 60 vjeçarit i janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik dhe 1400 fishekë.

Policia ka shkuar në vendngjarje pasi ka marrë një telefonatë nga bashkëshortja e Dërmyshit, pasi ai po ushtronte dhunë dhe se në shtëpi kishte edhe armë dhe municione.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Top Channel