U sulmua me vezë në Nju York, reagon Rama: Flamurin shqiptar e kam ngritur më shumë se kurrë para botës, pulat histerike që çarten rrugëve ta mbajnë vath në vesh se… Presidenti Ilir Meta iu bashkua shqetësimeve të opozitës për ekonominë duke paralajmëruar, pagesën e një shume të madhe nga Shqipërinë si pasojë e një padie në arbitrazhin ndërkombëtar.
“Kur ekonomia nuk po e rimerr veten nga dy tragjedi, një barrë të rendë po shkakton papërgjegjshmëria e institucioneve për ruajtjen e interesave të shtetit shqiptar. Dita ditës po rritet borxhi publik. Është rritur numri i çështjeve të humbura të shtetit shqiptar në Gjykatat e huaja, i kam dërguar avokaturës ë shtetit, numrin e çështjeve në proces në gjykatën e arbitrazhit ku është përfshirë Shqipëria, shërbimet e përfaqësimit, shpenzimet dhe të dhënat për ato, numrin e çështjeve të fituara në gjykatat e Arbitrazhit, numrin e çështjeve të humbura, sa ka kushtuar, shpenzimet administrative për koston e procesit, të dhëna mbi faktin nëse deri sot për çështjet e humbura a ka referuar avokatura e shtetit për nxjerrjen e përgjegjësve për dënim e shkaktuar ndaj shtetit Shqiptar.
Shqipëri ka një detyrim mbi 99 mln euro, ndërsa kostoja ka vlerë për mbi 300 mijë euro. Nga sa është bërë publike, vendimi i arbitrazhit e evidenton qartë vendimet arbitrare të Shqipërisë, deklaratat e Ramës kanë pasur rol thelbësor në vendimin e Gjykatës në dëm të Shqipërisë. I dhashë mundësi të dytë avokaturës edhe pse ishte me shumë vonesë, deri tani sërish heshtje e plotë. Kjo nuk tregon papërgjegjshmëri, por përpjekje e hapur për të fshehur informacionin”, tha Meta.
Kreu shtetit u ndal edhe në debatet për amendimet e kodit zgjedhor duke theksuar nevojën e mosdevijimit nga marrëveshja e 5 Qershorit.
Top Channel