Kryetari i Kuvendit uron kryeparlamentarin e ri të Malit të Zi

02/10/2020 09:46

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Aleksa Bečić, me rastin e zgjedhjes Kryetar i Parlamentit të Zi.

“Me rastin e zgjedhjes Tuaj në detyrën e lartë të Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Malit të Zi, Ju dërgoj urimet e mia më të përzemërta për suksese në këtë mision të nderuar.

Shqipëria e konsideron Malin e Zi një vend fqinj, mik, aleat dhe partner në NATO e në rajon dhe vlerëson rolin dhe kontributin e vendit Tuaj në zhvillimin, paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon e më gjerë.

Shpreh gjithashtu bindjen se bashkëpunimi i suksesshëm midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Malit të Zi do të vijë duke u fuqizuar dhe kam kënaqësinë t’ju ftoj për një vizitë në Tiranë, në një kohë të përshtatshme për ju.”, shkruan në urimin e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Top Channel