Johnny Depp lë pas telashet/ Shfaqet elegant në premierën e filmit të tij në Zurih

02/10/2020 21:31

Aktori Johnny Depp paraqitej elegant sot në premierën e filmit të tij të ri “Disa gota me Shane MacGowan” në festivalin e filmit në Zurih.

57-vjecari kishte ardhur një natë më parë në Zvicër dhe dukej në humor të mirë teksa bisedonte e qeshte me producenten dhe gruan e personazhit te tij kryesor, Victoria Mary Clarke.

Look-ut të tij ai i kishte shtuar dy shalle, njëri me një zemër të bardhë, si mbante një seri unazash të argjendta ne duar.

Aktori veteran kompletonte paraqitjen me pak lartësi shtesë, në takat e këpucëve klasike.

Johnny u ftua në tapetin e kuq nga Victoria e cila gjithashtu kishte një pamje sensacionale me fustanin e argjendtë të kapur me rrip në mes.

Flokët biondë i kishte lënë mbi shpatulla teksa pozonte bashkë me over Johnny dhe asistentët e tij Stephen e Gina Deuters.

Victoria është e martuar me Shane MacGowan, vokalistin e grupit Pogues, pas 11 vjet fejese.

Ndërsa ylli i filmit Piratët e Karaibeve dukej i lumtur të bisdedonte me fansat e të pozonte për foto me ta.

Depp dukej se harronte shpesh regullat e koronavirusit teksa hidhte shpesh karahët ndaj fansave femra që e kërkonin.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel