Fundjave e “zjarrtë” në Top Channel/ Sonte nis Hell’s Kitchen, nesër “Shiko kush Luan”, të dielën “E diell” & “Portokalli”

02/10/2020 12:25

Fundjava do jetë vërtetë e zjarrtë në ekranin e Top Channel. Sot në orën 21 në ekranin tonë do keni mundësi të ndiqni premierën e spektaklit Hells Kitchen.

Në këtë sezon shef Renato ka marrë si asistentë më të mirët e konkurrenteve të sezonit të kaluar dhe premton të jetë akoma më i ashpër e kërkues për të nxjerrë më të mirën në talentin e konkurrentëve të Hells Kitchen. Program që ka si autore Olsa Muhametin ka shumë surpriza.

Të shtunën në ekranin e Top Channel rikthehet shiko kush luan. Spektakli argëtues një javë më parë startoi në këtë sezon të ri televiziv duke tërhequr vëmendjen e duke patur një shikueshmëri të lartë.

E diela do jetë akoma më argëtuese. Në ditën e fundit të vajës në ekranin e Top Channel ju keni mundësi të ndiqni programin e diell. Këtë sezon me një format shumë më argëtues, debatues por edhe me shumë rubrika që përfshijnë të gjitha moshat.

Dhe të dielën në orën 21 është qershia mbi tortë e surprizave të programacionit të Top Channel. Rikthehet humori I papërsëritshëm i portokalli. E diela është edhe starti I sezonit të ri të portokalli e cila është në provat e fundit.

Top Channel