Nicki Minaj

Nicki Minaj ka mirëpritur fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Kenneth Petty.

Këngëtarja e hitit “Anaconda” ka lindur të mërkurën në Los Angeles, ndërsa nuk dihet nëse është vajzë apo djalë. 37-vjeçarja zbuloi në korrik që ishte në pritje të ëmbël , ndërsa ndau me ndjekësit disa fotografi në rrjetet sociale.

Para martesës së tyre, Nicki tronditi fansat duke njoftuar se po tërhiqej nga muzika për të krijuar një familje.

“Unë kam vendosur të dal në pension dhe të kem familjen time. E di që ju jeni të lumtur tani. Për fansat e mi, vazhdoni të më përsërisni, bëjeni atë deri në vdekjen time, ju dua përjetë”, shkroi ajo në shtator të vitit 2019.

“Jam akoma këtu. Ende e dashuruar marrëzisht me ju dhe ju e dini këtë. Unë ju kërkoj falje për veprimin”, tha Nicki në një deklaratë tjetër, ndërsa nuk dihet akoma nëse ajo ka hequr dorë nga muzika.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel