Fotot/ Dua Lipa shijon shëtitjen në New York bashkë me të dashurin e saj

02/10/2020 17:03
Dua Lipa dhe Anwar

Dua Lipa bashkë me të dashurin e saj Anwar Hadid janë fotografuar duke shijuar jetën e natës në New York.

Dua dukej shumë tërheqëse e veshur me një fustan të zi dhe të bardhë me font të shtypur nga Chrome Hearts, i cili kishte një motiv buzësh në njërën anë.

Ajo e kombinoi atë me triko të zezë, teksa mbante edhe një çantë dore të markës ‘Dealer’ në vlerë prej 566 funtesh nga “Mawi”, gjithashtu pronë e këngëtares Madonna.

Artistja shqiptaro-britanike, u fotografua më vonë edhe ndërsa po kthehej në hotelin e saj nga darka me bukuroshin Anwar Hadid.

Të dy, Dua dhe Anwar kishin vënë maska për fytyrën, si masë për t’u mbrojtur nga virusi COVID-19. Lidhja e tyre filloi në muajin qershor të vitit 2019, ndërsa gjithmonë janë shfaqur të lumtur ed të dashuruar me njëri-tjetrin.

 

FOTO GALERI
1/7

Top Channel