Katerina, konkurrentja e Hell's Kitchen

Për herë të parë në historinë e Hells kitchen, jo vetëm në Shqipëri, pjesëmarrëse është një grua shtatzënë.

Katerina është në muajt e parë të shtatzënisë, por ajo ka dashur me patjetër që të realizojë ëndrrën e saj për të qenë në edicionin e tretë të Hell’s kitchen.  Ajo ka marrë përsipër gjithë rrezikun  dhe presionin që mund të ketë kuzhina e “djallit”.

Në këtë rrugë drejt realizimit të ëndrrës, Katerina nuk do të jetë e vetme, por pranë saj do të jetë së bashku me engjëllin që pritet t’i japë jetë së shpejti.  Gjendja e saj shëndetësore është shumë e mirë dhe shprehet se bebushi i ka sjell fat të mirë përderisa u pranua  në audicionet  e Hell’s Kitchen!

Ka punuar si ndihmës kuzhiniere, por këtë herë synon që me pjesëmarrjen  në “Hell’s Kitchen”  të përmirësojë aftësitë e saj dhe të bëhet  një kuzhiniere shumë e mirë.

Tani ka ardhur momenti që e ndjen veten gati që të marrë drejtimin e kuzhinës ! Sigurisht që do të ketë mirëkuptimin dhe mbështetjen  e shef Renatos, por do të gjykohet njëlloj si konkurrentët e tjerë për aftësinë e saj në gatim. Mbetet për t’u parë nëse shtatzënia e Katerinës do të jetë një avantazh duke u ndjerë e përkëdhelur apo një motiv që konkurrentët e tjerë do ta përdorin kundër saj në këtë garë ku mund të ndodh gjithçka.

Top Channel