I ftuar në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj.
Teksa Këshilli Politik nuk po prodhon asnjë rezultat dhe palët duken ende larg një marrëveshje, qytetarët kanë ngritur pyetjen se a do të ripërsëriten zgjedhjet e 30 qershorit 2019, ku Partia Demokratike me aleatët refuzoi të merrte pjesë në zgjedhjet lokale. Ndërkohë, përgjigjen e pyetjes e dha në “Top Talk” Alibeaj, i cili tha se Partia Demokratike do të hyjë në zgjedhje, me të vetmin qëllim, për t’i treguar shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve fytyrën e vërtetë të kryeministrit Rama.
“Kurrsesi nuk kemi asnjë lloj kompleksi më 25 prill ne do të marrim pjesë, ne kemi një avantazh që quhet koalicion dhe Rama nuk ka çfarë t’i bëjë. Nuk do ta lejojmë Ramën që ta thyej këtë gjë, ne do ia tregojmë ndërkombëtarëve dhe shqiptarëve fytyrën e vërtetë të Ramës”, tha Alibeaj.
Top Channel