Tapë në timon, pa patentë e tregti droge, ‘Shigjetat‘ arrestojnë 8 persona në Tiranë

01/10/2020 14:51
Moment gjatë arrestimit

Dy persona në kërkim janë kapur ditën e sotme, ndërsa gjithashtu kanë rënë në pranga edhe 6 shoferë.

Dy persona në kërkim janë kapur ditën e sotme, ndërsa gjithashtu kanë rënë në pranga edhe 6 shoferë.

Të arrestuarit janë: A.Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Mashtrimi”.  A.A., 26 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Nndërsa 6 të tjerët kanë udhëtuar me makinë të dehur dhe pa patentë. B.P., 24 vjeç, E. B., 35 vjeç, F. M., 35 vjeç dhe E. L., 26 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur. R. K., 19 vjeç dhe R. S., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

“Kapen dhe ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim kombëtar. Në pranga dhe 6 drejtues mjetesh. Forca e Posaçme “Shigjetat”, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, ka lokalizuar dhe kapur shtetasin A. Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. A., 26 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve. B. P., 24 vjeç, E. B., 35 vjeç, F. M., 35 vjeç dhe E. L., 26 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur. R. K., 19 vjeç dhe R. S., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, shkruan policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA