Ditën e djeshme, datë 30 shtator është finalizuar kalimi nga sistemi analog në atë numerik për transmetimet televizive në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë, duke mos lejuar funksionimin e kanaleve televizive.

Por shkëputja e sinjalit ka krijuar shumë paqartësia tek qytetarët, të cilët nuk e dinë se duhet të pajisen me një aparaturë DVBT2 pranë pikave të “Digitalb”. Do të duhet patjetër një marrës digjital për të parë kanalet televizive dhe krijimin e mundësisë për të ndjekur kanale të ndryshme me cilësi shumë më të lartë.

Prej orës 11:00 të ditës së djeshme në Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë është bërë kalimi nga sistemi analog në sistemin numerik të transmetimeve televizive.

Pas fushatës ndërgjegjësuese që ndërmori AMA tashmë qytetarët janë të informuar se nuk do të kenë më mundësi të shohin kanalet e tyre televizive në sistemin analog. Të gjithë qytetarët duhet të kenë një dekoder i cili do të ofrojë cilësi më të mirë shërbimi, por jo vetëm, edhe larmishmëri programesh për çdo moshë.

Vetëm pak muaj më parë në kuadër të procesit të digjitalizimit Digitalb pati dhe një ofertë ekskluzive për qytetarët duke ofruar dekoderat dhe abonimin mujor me një çmim konkurrues në treg.

Tashmë qytetarët kanë mundësi të shohin në Digitalb edhe pa pagesë një numër të madh kanalesh ku përfshihen një larmishmëri programesh, përfshirë këtu kanalet me filma por edhe sport.

Njoftimi për media nga AMA:

Më 30 shtator 2020 mbyllen transmetimet televizive analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. Në vijim të procesit të digjitalizimit të transmetimeve televizive në vendin tonë, ditën e mërkurë, datë 30 shtator 2020, do të finalizohet kalimi nga sistemi analog në atë numerik për qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.

Procesi do të kryet nga ora 10.00 deri më 11.00 dhe pas kësaj kohe nuk do të ketë më transmetime analoge për shikuesit e programeve televizive në këto qarqe. AMA, sikundër ka lajmëruar dhe gjatë fushatës së informimit dhe ndërgjegjësimit për digjitalizimin, kujton qytetarët që nuk janë pajisur ende me dekodera ta bëjnë këtë sa më parë. Kalimi nga analogu në numerik ofron cilësi shërbimi dhe shumëllojshmëri programesh për qytetarët, rrit numrin e kanaleve pa pagesë, nxit interaktivitetin, si dhe rrit konkurrencë në treg mes operatorëve audiovizivë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA