Një fis indigjen në Indonezi zotërojnë të gjithë si komunitet sy blu, çka është kapur së fundmi në një seri fotosh imrpesionuese.

Komuniteti Buton vjen nga ishulli i 19-të më i madh i Indonezisë nga i cili marrin dhe emrin, në juglindje të rajonit Sulawesi.

Ata janë të ndarë në disa nënfise por të gjithë kanë sindromën e përbashkët  që njihet si Sindroma Waardenburg e cilal ka të bëjë me ngjyrën e syve.

Ky fis ka sy blu që është diçka e rrallë në Indonezi, ku të gjithë kanë tipare të errëta ashtu si dhe ngjyrë të syve.

Përveç ngjyrës, sindroma Waardenburg shkakton dhe ndryshim të ngjyrës mes dy syve të një njeriu.

Fisi Buton u fotografua nga Korchnoi Pasaribu, gjeolog nga kryeqyteti indonezian Xhakarta, i cili vizitoi ishullin në 17 shtator.

Fotografi 38-vjeçar ka dokumentuar jetën rurale vendase që prej shtatorit 2019, duke u fokusuar te fiset aborigjene dhe ndryshimet kulturore mes tyre.

Pasaribu thotë se fisi me sy blu ishte shumë frymëzues.

Indonezia është një arqipelag gjigand me më shumë se 350 dialekte të gjuhës dhe nënkultura.

Ndërsa ishulli Buton është 1,700 milje katrorë dhe një nga më të mëdhenjtë në Indonezi. Shumica e tij është e mbuluar nga pyje tropikale.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA