Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.178 vdekje ndërsa në Brazil 863.

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se me 1.178 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 97.529.

Gjatë 24 orëve të fundit në Indi janë shënuar 80.472 raste të reja. Në vendin ku prej fillimit të shtatorit janë shënuar raste rekorde ditore numri i rasteve ka arritur në 6.225.763.

Ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 5.187.825.

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit tha se me 32.058 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit ka arritur në 4.777.522 numri i rasteve me COVID-19 ndërsa bilanci i viktimave në 142.921 me 863 vdekje të reja.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është më i prekuri në vend nga pandemia me 979.519 raste dhe 35.391 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 4.135.088.

Top Channel