Shkëlzen Gashi flet për Gjykatën Speciale dhe sqaron deklaratën që solli largimin e tij nga qeveria Kurti

30/09/2020 22:26

Analisti politik Shkëlzen Gashi në një lidhje Skype në Open në Top Channel foli rreth dosjeve të Hagës duke thënë se nuk duhet të vendosemi kunër Gjykatës Speciale.

‘Nuk duhet të jemi kundër Gjykatës Speciale. Gjykata Speciale është në shërbimi të shoqërisë së Kosovës’- tha Gashi.

Gashi foli pak edhe për lirimin e tij nga detyra nga ish-kryeministi Albin Kurti.

“Nuk jam larguar, por jam liruar nga detyra nga kryeministri Kurti. Ka qenë një deklaratë e cila bëri shumë jehonë në opinionin publik. Kam thënë se ka disa pjesëtarë të UÇK-së që kanë kryer krime jashtë luftës. Nuk kam thënë UÇK-ja por kam thënë se ka pasur pjestarë të UÇK-së. Në këtë deklarata jam bazuar raporteve të Amnesty International”- tha Gashi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA