Përplasja me SHBA/ Papa Françesku refuzon të presë Pompeo për “instrumentalizim të Vatikanit”

30/09/2020 16:55

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo i ka kërkuar së fundmi Selisë së Shenjtë «kurajo» për të denoncuar abuzimet e Kinës ndaj të drejtave të njeriut, por homologu i tij në Vatikan tha sot se Papa Françesku nuk do ta presë prej instrumentalizimit të Vatikanti prej faktit se është një politikan në fushatë elektorale.

«Po, kjo është një prej arsyeve përse Papa nuk do të presë sekretarin Mike Pompeo», tha minsitri i jashtëm i Vatikanit, monsignor Paul Richard Gallagher, në lidhje me argumentimin e mësipërm.

Pompeo më herët kishte kritikuar diplomacinë e Vatikanit në një editorial në media për qëndrimin e heshtur ndaj atyre që SHBA mendon se janë abuzimet e Pekinit ndaj grupeve minoritare fetare ne Kine.

Por Papa Françesku, i cili ka pritur më parë Pompeo tetorin e shkuar, nuk takon politikanë në kohë fushate elektorale pasi kjo është ‘instrumentalizim’ i Vatikanit para zgjedhjeve presidenciale të SHBA muajin që vjen.

Marrdhëniet mes Vatikanit e SHBA janë tensionuar ditët e fundit gjithashtu prej rinovimit të marrveshjes së Selisë së Shenjtë dhe Kinës për emërimin e peshkopëve katolikë kinezë.

FOTO GALERI
1/4
«Po, kjo është një prej arsyeve përse Papa nuk do të presë sekretarin Mike Pompeo», tha minsitri i jashtëm i Vatikanit, monsignor Paul Richard Gallagher

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA