“Monarkja është tërbuar”/Stafi refuzon të punojë në Krishtlindje për mbretëreshën e Britanisë

30/09/2020 17:49

Mbretëresha e Britanisë raportohet se është nervozuar nga rebelimi i stafit të shërbimit që refuzon të izolohet katër javë nga familjet e tyre për të punuar për mbretëreshën gjatë Krishtlindjeve, sipas udhëzimeve të pandemisë.

Stafit i ishte kërkuar të jepte mbështetjen e tyre gjatë qëndrimit tradicional të monarkes në kështjellën e Sandringham por rebelimi i tyre bën që mbretëresha 94 vjeçare do të duhet të vazhdojë qëndrimin në kështjellën Windsor duke hequr dorë nga pushimi për herë të parë në 33 vjet.

Një burim i brendshëm tha: “Mbretëresha është tërbuar. Punonjësit e saj thanë ‘kjo e kalon masën’, është e paprecedentë. Ata të gjithë duan të qëndrojnë besnikë, por është tepër e ekzagjeruar që ata të izolohen nga familjet e tyre gjatë periudhës së Krishlindjeve”.

Rebelimi raportohet se përfshin 20 anëtarë të stafit mes të cilëve pastrues, punonjës lavanterie dhe mirëmbajtje.

Një burim tha: “Po zhvillohen negocjata me grupet ppër çështjet operacionale por është ende herët për të spekuluar mbi pasojat në periudhën e krishtlindjeve”. (Sun)

FOTO GALERI
1/4
Mbretëresha raportohet se është tërbuar nga rebelimi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA