Kështjella Scaligero në Sirmione, qëndron në një gadishull të vogël në jug të liqenit madhështor Garda në veri të Italisë.

Megjithse një ndërtim spektakolar, ajo është në fakt një port i vogël i fortifikuar i ish-flotës Scaligera.

Kështjella ka një liqen të sajin të rrethuar dhe një urë ngritëse me zinxhira, nga e cila mund të hyjnë vizitorët.

Nëse ngjisim 146 shkallët e saj arrijmë në muret e fortifikuara nga ku shihet porti i vogël.

Përveç kullave difensive ajo ka dhe një platformë në frotifikatën kryesore ku vendoseshin harkëtarët për të sprapsur të huajt që vinin nga liqeni.

Kështjella Scaligero është nga strukturat mesjetare të ruajtura më mirë në Itali, e ndërtuar në mesin e shekullit të 13të mbi rrënojat e një fortese romake.

Pasi deshi një shekull për t’u ndërtuar në vitin 1405 republika e Venecias mori kontrollin dhe shtoi të tjera fortifikime.
Në 2019 ajo ishte atraksioni i 20-të më i vizituar në Itali me 308,459 vizitorë.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA