Helen Reddy

Këngëtarja Helen Reddy, e njohur për hitin “I Am Woman”, ka ndërruar jetë  në moshën 78-vjeçare.

Fëmijët e saj Reddy, Traci dhe Jordan e kanë publikuar lajmin e trishtuar përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Ajo ishte një nënë, gjyshe e mrekullueshme. Zemrat tona janë thyer. Por ne e dimë që zëri i saj do jetoj me neve përgjithmonë”, shkruan ata.

Artistja me prejardhje nga Australia gjithashtu njihet për këngët: “Ain’t No Way to Treat a Lady”, “Delta Dawn”, “Angie Baby”, “You and me againt the world” dhe ‘cover-i’ ‘I Don’t Know How to Love Him”.

Tri nga këto këngë kanë zënë vendin e parë në “Grammy Awards” për Artisten me vokalin më të mirë.

Karriera e saj ka nisur në moshë të re në Australi dhe fillimisht u njoh si artiste e muzikës jazz’. Ajo kishte lënë muzikën pas një kohe të gjatë sepse mendonte nuk kishte ndikimin si dikur.

 

 

Top Channel