“Nuk ka sinjal”. Kjo është tabela që shfaqet ne ekranet e qytetareve të Shkodrës pas 30 Shtatorit e në vazhdim.

Shkëputja e sinjalit analog nga AMA dikton nevojën e pajisjes me një aparaturë DVBT2 pranë pikave të Digitalb.

Edhe për qarkun e Lezhës është bere fikja e sinjalit analog. Banoret e këtij qarku duhet te kenë me patjetër një marres digjital për te pare kanalet televizive.

Ndryshimi i sinjalit nga analog ne digjital i ka gjetur qytetaret lezhjane te informuar dhe te pajisur me dekodera.

Por ka dhe nga ata te cilet kane mungese informacioni sa i takon procesit te digjitalizimit

Me digjitalizimin banoret e qarkut te Lezhës tashme do te kenë me shume mundësi te ndjekin kanale te ndryshëm me cilësi shume me te larte.

Prej orës 11 të datës 30 Shtator në Elbasan është bërë kalimi nga sistemi analog në sistemin numerik të transmetimeve televizive. Pas fushatës ndërgjegjësuese që ndërmori AMA tashmë qytetarët janë të informuar se nuk do të kenë më mundësi të shohin kanalet e tyre televizive në sistemin analog. të gjithë qytetarët duhet të kenë një dekoder i cili do të ofrojë cilësi më të mirë shërbimi, por jo vetëm, edhe larmishmëri programesh për çdo moshë.

Vetëm pak muaj më parë në kuadër të procesit të digjitalizimit Digitalb pati dhe një ofertë ekskluzive për qytetarët e Elbasanit duke ofruar dekoderat dhe abonimin mujor me një çmim konkurrues në treg. Tashmë qytetarët e Elbasanit kanë mundësi të shohin në Digitalb edhe pa pagesë një numër të madh kanalesh ku përfshihen një larmishmëri programesh, përfshirë këtu kanalet me filma por edhe sport.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA