Eden Hazard dëmtohet sërish dhe pritet të mungojë 3 deri në 4 javë.
“Pas testeve të kryera nga Shërbimet Mjekësore të Real Madrid, Eden Hazard, është diagnostikuar me një dëmtim të muskujve në këmbën e tij të majtë,” thuhet në deklaratën zyrtare të klubit spanjoll.
Sulmuesi belg nuk po mund të shfaqë aftësitë e tij tek madrilenët që në verën e vitit të kaluar harxhuan 100 milionë euro për të bërë lojtarin e tyre.
Që prej ardhjes në Madrid, yllin belg e kanë ndjekur pas dëmtimet, ku gjatë gjithë sezonit të kaluar ka zhvilluar vetëm 19 ndeshje dhe nuk ka mundur të shfaqë të gjithë potencialin e tij, duke bërë që edhe Zidan të detyrohet të ndryshojë modul lojë ose do të duhet ta llogarisë edhe këtë vit pa 29-vjeçarin.
Gjithashtu belgu pritet të mungojë edhe për “ El Clasicon” e parë që do të luhet në fund të tetorit.
Dëmtimet e shpeshta të Hazard ka acaruar shumë tifozët madrilen që e shihnin si zëvendësuesin ideal të Ronaldos.
Top Channel